Kryetari i Listës Serbe: Të gjitha vendimet e rëndësishme do t’i marrim gjithmonë në koordinim me Beogradin

Kosovska Mitrovica, 24. oktobra 2023 - Zlatan Elek izabran je za novog predsednika Srpske liste, potvrðeno je danas Tanjugu. On je izabran na izbornoj skupštini Srpske liste. Elek æe na mestu prvog èoveka Srpske liste smeniti Gorana Rakiæa. FOTO TANJUG/ STR/bs

Në seancën e sotme të Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur në selinë e partisë në Mitrovicë, në mënyrë unanime është zgjedhur kryetar i ri Zlatan Elek,

Siç thuhet në njoftim e tyre, Eleku, i cili zëvendëson Goran Rakiqin, ku ka falënderuar delegatët e Listës Serbe për mbështetjen, besimin dhe nderimin e treguar ndaj tij.

Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar kryesinë e mëparshme të Listës Serbe për përkushtimin që kanë treguar në luftën për interesat e popullit serb në rrethana jashtëzakonisht komplekse.

Elek, siç thuhet në njoftim, theksoi se “Lista Srpska do të vazhdojë të jetë strumbullar rreth të cilit do të mblidhet populli serb në Kosovë në periudhën e ardhshme, si dhe se të gjitha vendimet e rëndësishme politike do të merren gjithmonë në koordinim me Beogradin zyrtar dhe në interes të mbarë popullit serb, duke ruajtur unitetin aq të nevojshëm aktualisht”