“S’ka dialog pa dënim dhe sanksione ndaj Serbisë”, BE nuk përgjigjet për deklaratat e Kurtit

Ardhja e Pesëshes në Kosovë e Serbi për të intensifikuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë rezultoi me një ftesë nga Bashkimi Europian për liderët e dy vendeve që për takime në margjina të një samit të Këshillit Europian që mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel.  Kurti ka pranuar të shkojë në Bruksel për takime me Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë, Kryeministren Italiane dhe Presidenten e Komisionit Europian duke e pranuar si bazë propozimin e ri të Pesëshes që përfshinë edhe një statut për Asociacionin. , në një intervistë të publikuar sot në gazetën Financial Times ai çoi edhe mesazhe tjera.

Një ditë para këtyre takimeve në Bruksel, kryeministri Albin Kurti po këmbëngul që Serbia duhet të sanksionohet para se të rikthehet në tryezën e dialogut me Kosovën. Këtë mesazh Kurti ia dërgoi Bashkimit Europian përmes një interviste në mediumin britanik “Financial Times”.