Presidentja e Komisionit Evropian të hënën në Kosovë, do të takohet me Kurtin e Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen do të nisë të hënën një vizitë katëditore në Kosovë , Mal të zi , Maqedoninë e Veriut , Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ajo do të udhëtoj të hënën në Kosovë , ku do të takohet me presidenten e vendit Vjosa Osmani , dhe kryeministrin Albin Kurti .

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Bashkimit Evropian ne Kosovë përmes një njoftimi të dërguar mediave

“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim.