Lulzim Kryeziu afaristi i njohur dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.
Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’ dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar
Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten, raporton gazeta Paparaci.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës në Policinë e Kosovës