Kurti raporton për takimin e Brukselit, votohet Rezoluta për mbështetje të Policisë… Çfarë do të ndodhë nesër në Kuvendin e Kosovës ?

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mbaj seancën e radhës , që pritet të filloj në orë 11:00

Dymbëdhjet pika janë në rend të ditës , ku e para prej tyre pritet të jetë interpelanca e Kryeministrit Kurti në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket dialogut me Serbinë.

Si pikë e dytë pritet të jetë projekt-rezoluta për mbështetje urgjente financiare për policinë e Kosovës . Poashtu në rend dite do të jetë edhe projekt-rezoluta për ngritje te koeficientit të pagave

Ky është rendi i ditës:

1.  Raportimi i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin  e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2.  Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

3.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,

4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,

5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,

7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,

8.  Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

9.  Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

10.  Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

11.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

12.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.