Haradinaj pas takimit me Lajçakun: E lexuam draftin e Asociacionit në tërësi

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj pas takimit që pati me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi , Miroslav Lajçak , deklaroi se e ka lexuar draft-statusin e BE-së per asociacionin .

“Patëm mundësi që të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit t’a lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe atë që mund të pres Kosova po ashtu pas impelmentimit të obligimeve që ka marr nga plani franko-gjerman që është i mbështetur nga ShBA”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se drafti ofron një analizë thelbësore të mundësive që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund t’u ofrojë komunave serbe në Kosovë, duke u bazuar në legjislacionin dhe Kushtetutën e vendit.

Drafti shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe duke i’u referuar ligjeve dhe Kushtetuës të Kosovës. Me implementimin e Asociacionit, Kosova e bën një hap të madh përpara dhe është edhe një kompromis i madh i Kosovës që buron nga një obligim i marrur prej viteve më herët”, u shpreh ai