Nënkryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës Lutfi Hazir është deklaruar para mediave pas takimit qe pati me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak , si dhe me përfaqsuesit tjerë partive opozitare .
Haziri tha se Kosova është kthyer në gjendjen në të cilën ishte para disa javësh dhe sipas tij Kosova po dënohet si pasoj e pa’aftësisë së qeverisë . Ai më tej tha se :
“Ne u takuam për të disatën herë. Ndarja e kohës së tij është për tu vlerësua. Po mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit. Unë konfirmova angazhimin e LDK-së që dialogu nuk ka opsion dhe situata pas 24 shtatorit gjendja ka ndryshuar. Por Qeveria nuk ka arritur ta kthej imazhin e Kosovës”.
“Ne nënvizuam largimin e masave dhe nevojë që Kosova vazhdon të dënohet për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Nuk kemi folur specifikisht për atë sepse është detyrë e kryeministrit, ka detyra kryeministri. Palët në këtë proces po ofrojë komente në këtë dokument, po e ruajnë procesin”.
“Kosova e ka pranuar edhe planin e zbatimit edhe modelin evropian. Nuk ka shumë kohë, nuk guxon të humbim këtë moment. Çdo ditë rrezikojmë të humbim kohë, është çështje shumë e ngushtë kohore që lidhet me zhvillimet në rajon edhe në botë. Ai ka qenë i angazhuar, po përgatite për konventën e partisë”. Tha ai