Kaos në Kuvendin e Shqipërisë , salla mbulohet nga tymi , opozita bllokon punimet e Kuvendit

Një situatë jo e këndshme ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë , Deputeti Saimir Korreshi ka ndezur tym në ambientet e brendshme të kuvendit , ndërkohë që opozita ka bllokuar punimet e seancës si pasojë e mos realizimit të kërkesave të tyre të cilat janë : Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

Seanca plenare e kësaj të enjteje nuk zgjati më shumë se 20 minuta.

Ndërkohë që disa deputetë janë përfshirë edhe në debate mes tyre, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla drejtoi seancën, edhe pse mes zhurmës së rënies së tavolinave nga opozita.