Të premten është larguar nga shtëpia më e famshme në Kosovë, këngëtarja Ledi Vokshi.
Reklama
Ajo la në mes aventurën e Big Brother VIP Kosova, për shkak se në televotimin javor rezultoi më pak e votuara nga publiku.
Ndërkohë, krahas Ledit në nominim gjatë javës ishin edhe gjashtë banorë të tjerë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Gani Gërmia, Santiana Maloku, Linda Halimi dhe Monika Salihu.
Kështu, ajo është bërë banorja e dytë që lë shtëpinë pas Brikendës. /Telegrafi/