Çmimi i naftës ka rënë dukshëm në bursën ndërkombëtare e kjo ditëve të fundit ka reflektuar edhe në tregun e naftës në Kosovë , këtë e konfirmoj edhe kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës Fadil Berjani
Ai tha se nuk mund të paragjykojë se si do të jenë çmimet e derivateve në ditën në vijim, pasi që ka lëvizje të mëdha në berzë dhe Organizatën Prodhuese OPEC.
“Sot çmimet në Kosovë janë dieseli nga 1.39 cent deri në 1.45 cent. Ndërsa benzina 1.32 deri ne 1.38 cent. Çfarë çmime do të kemi në ditën në vijim s’mund të paragjykojmë, për shkak se po ka lëvizje të mëdha në Berzë dhe Organizaten Prodhuese OPEC. Çmimet janë në rënie dhe se kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Pavarësisht rënies, Berjani thotë se çmimet aktuale vazhdojnë të larta për qytetarët e Kosovës, dhe sipas tij çmimi prej 1 eurove për naftë do të ishte normal.