Duke iu referuar të dhënave të Doganës, Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë se importi në vitin 2022 në sasi ka rënie për 14.5% dhe ka rritje në vlerë prej 20.5%.“
“Çdo gjë që kena importu në Kosovë, qytetarët kanë pagu 20.5% më shumë”, ka deklaruar Bajrami në emisionin “Kallxo Përnime”.
Deklarata e Bajramit është kundërshtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja.
“Nuk është ashtu, mund të jetë import i ndonjë materiali të veçantë p.sh. mund të importojë dikush thëngjill dhe ka sasi më shumë por jo sasi kokë për kokë e çdo malli, d.m.th. këtë të dhënë nuk e ki nga Dogana por e ke si tërësi” – tha Muja.