Carragher paralajmeron Ten Hag-un , kujdes! Onana më i dobët se një portier i të rinjve”

Jamie Carragher është treguar i ashpër me portierin Andre Onana. Kamerunasi bëri dy gabime fatale në “finalen” përballë Galatasarayt në Champions League.

Sfidë ku Manchester United i hoqi mundësinë e fitores aq tepër të nevojshme për kualifikimin. Duke ndihmuar turqit që të arrinin barazimin 3-3 me gafat e tij.

Legjenda e Liverpoolit thekson se as një lojtar i skuadrës së të rinjve nuk gabon si 27-vjeçari kamerunas, i cili po vuan në aventurën në “Old Trafford”.

“Ten Hag duhet të jetë i shqetësuar për të ardhmen. As një portier i skuadrës U18 nuk mund të gabojë si Onana në rastin e golit të dytë të Galatasarayt.

Nëse një portier i të rinjve do të kalonte tek United dhe do të luante si Onana, me shumë mundësi ai nuk do ta shihte më kurrë skuadrën e parë… “, theksoi ish-mbrojtësi anglez.

/Indeksonline/