Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se dje e ka marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi.
Ajo, shkurtimisht tha se “po, dje e kemi pranuar draft-statutin”, ndërsa për detaje të tij tha se do të flasin më vonë.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konfirmuar se dje e ka marrë draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ketë e ka bëre të ditur për “IndeksOnline”-n, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Ai ka thënë se partia e tij pritet të dalë me qëndrim publik në lidhje me draftstatutin e Asociacionit…
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar versionin zyrtar të draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë ua ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i japin komentet e tyre lidhur me draftstatutin dhe ato do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më 7 dhjetor, në orën 17:00.