Parashikimi i motit sot në vendin tonë

Mot ndjeshëm më i ngrohtë po parashihet të mbajë ditën e premtë në vend, ditën e parë të dimrit meteorologjik, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Gjasat për të reshura, kryesisht shiu paraqiten nga perëndimi i vendit, përreth zonave malore.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet shënojnë rritje edhe deri në 17C e 18C.

Ngrohtë dhe me intervale me diell po mbetet edhe ditën e shtunë, me maksimale deri në 17C. Me kalimin nga dita e diel, paraqiten kushte për të reshura shiu, e temperaturat pësojnë rënie nga 5C deri në 0C, ku në mbrëmje mund të ketë edhe reshje të dobëta bore, njofton Prishtina Weather.

Fillimi i javës së parë të dhjetorit parashihet të jetë pa reshje, me vranësira e diell. Minimalet zbresin edhe në -4C e -5C të martën.