Sindikata e Re e KEK-ut përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se bordi ka miratuar një bonus prej 300 euro neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 euro me fillim të muajit janar, shkruan Reporteri.net.
Në postimin e bërë, Sindikata e KEK-ut thotë se kjo nuk përmbush plotësisht pritjet e tyre, por duke qenë se kërkesat janë realizuar pjesërisht, protesta që kishin paralajmëruar për nesër nuk do të mbahet.
“Ne vazhdojmë të përkushtohemi për qëllimet tona dhe inkurajojmë mbështetjen tuaj në këtë fazë të negociatave. Bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto momente”, thuhet mes tjerash në njoftim.