Kosova dikur njihej për prodhimin e shumë produkteve nga armët, druri, metalet, drithërat, por sot linjat e prodhimit pothuajse janë në shuarje. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2022 janë prodhuar:
Konstruksione të parafabrikuara prej metali (450 000 tonë); Mermer dhe gurë të tjerë gëlqerorë dekorativë dhe për ndërtim (442 414 530 tonë); Mobilie druri të një lloji që përdoren për zyra (118 707 njësi): Djathë dhe gjizë (12 297 520 kg.); Fustane, funde dhe fund pantallona për gra ose vajza, prej pëlhure tekstili, jo të thurura me një ose me shumë fije (2 827 610 copë).
“Hulumtimi i “PRODCOM”-it realizohet me qëllim të sigurimit të të dhënave të detajuara mbi industrinë vendëse dhe ta mundësojë krahasimin e tregut vendës me tregun ndërkombëtar në nivel të produkteve / mallrave individuale. “PRODCOM”-i mbulon Sektorin e industrisë nxjerrëse (B) dhe Industrisë përpunuese (C), si dhe E 32.00 (NACE Rev.2)”, thuhet në raport.