Viti i Ri 2024 ka mbërritur! Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri 2024 me një spektakël fishekzjarrësh, e cila u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me qytetin e saj më të madh Auckland e ka pritur vitin 2024 në orën 12:00 me atë shqiptare.
Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarrësh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit sa më të mbarë. Ndërkohë pas Zelandës së Re dhe Australisë, Viti i Ri do të trokasë në orën 16:00 sipas orës tonë, në Tokyo të Japonisë, në Hong Kong, në Kinë, New Delhi në Indi, Pakistan, Moskë, Afrikën e Jugut, e më pas në orën 00:00 edhe në vendin tonë.