Kompania që ka nën menaxhim Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” “Limank Kosovo” ka qbërë të ditur se nesër do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova, përfshirë edhe Turqinë që mund të lëvizësh pa viza, raporton Sinjali.
Fluksi i ditëve të fundit vie si rezultat i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Europian, dhe me futjen në praktikë të këtij vendim, shumë qytetarë tashmë po udhëtojnë jashtë vendit.
Meqenëse është edhe koha e kthimit të mërgimtarëve në vendet e tyre, vërehet fluks më i madh i qytetarëve, krahas kësaj është shtuar edhe numri i fluturimeve në drejtim të vendeve të BE’së.
Kujtojmë që pas një procesi të stërzgjatur, vitin e kaluar Bashkimi Europian mori vendimin final për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Lëvizja pa viza për kosovarët përfundimisht filloi me 1 janar të këtij viti.