Deri në tri orë po presin mërgimtarët për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi, në Merdar, transmeton IndeksOnline.
Të dhënat e fundit të cilat vijnë nga Qendra Kombëtare për kontrollin e kufijve flasin se kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë 2 kilometra dhe se gjurulldia është vetëm në dalje.
Kolonë ka edhe të Dheu i Bardhë në Gjilan e cila llogaritet të jetë e gjatë rreth 500 metra ndërsa pritja është deri në 80 minuta.
Ndërsa në Jarinje situata është më e qetë ndërsa kolona është e gjatë rreth 100 metra.

/IndeksOnline/