Ekskluzive: këta janë dy biznesmenët llapjan që ndodhen në arrati për rastin “Lakeside Hotel”

Dy biznesmenët llapjan, Besim Batatina dhe Bedri Batatina pronarë të bizneseve “Batatina” Sh.p.k dhe “Batatina BB” janë duke u kërkuar nga shteti për bashkëkryerje në veprat penale “shmangie nga tatimi” dhe “prezantim të dokumenteve të rrejshme” bashkë me biznesmenin e arrestuar, Feim Pulaj, pronar i hotelit “Lakeside”. Ata po dyshohen se së bashku kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me afro tre milionë euro

Në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi kuptohet se dy biznesmenët që janë duke u kërkuar nga Krimet Ekonomike si të përfshirë në rastin e “Lakeside Hotel” janë Besim Batatina dhe Bedri Batatnia.
Sipas dosjes së Prokurorisë të pandehurit,Feim Pulaj, Besim Batatina dhe Bedri Batatina kanë shmangur tatimin e paraparë sipas ATK’së duke mos raportuar tatimin e obliguar, kështu ata kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 122 mijë euro,