Olivier Giroud është afër largimit nga skuadra e Milanit.
Sipas raportimeve të fundit, francezi është në bisedime të avancuara për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje, Giroud mund të bashkohet me skuadrën e Los Angeles FC.
Francezi ka një kontratë me Milanin deri më 30 qershor të këtij viti, kështu që një transferim falas mund të jetë një opsion i vlefshëm për lojtarin për të filluar aventurën e tij në tokat e Amerikës së Veriut.
Në Kaliforni, Giroud mund të takohet me bashkatdhetarin Hugo Lloris, i cili, sipas shtypit francez, po punon për të bindur lojtarin të bashkohet me Los Angels FC.
Pavarësisht moshës së tij, Giroud ka luajtur 36 ndeshje për Milanin këtë sezon, ku tashmë ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 10 asistime.