Rrahmani: Goli i parë i Hungarisë na prishi planet

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, me rezultat 0-2.

Pas lojës është prononcuar kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili theksoi se e kanë dominuar ndeshjen, por që sipas tij, goli i pësuar ua prishi planet.

“U kanë një ndeshje  interesante, dominuan pjesa e parë, kemi krijuar disa aksione të rrezikshme, pastaj pjesa e dytë, goli na prishi planet. Në përgjithësi ka qenë një paraqitje e mirë, në këto ndeshje të rëndësishme mjafton një gabim, nuk falet kanë lojtar me kualitet të lartë”, u shpreh Amir Rrahmani.

“Po provojmë lojën që po e kërkon trajneri, është vetëm ndeshja e dytë, e patëm një kundërshtar të fortë, me fillu me bo presion lartë, afër goli të tyre që me qenë më afër golit”.