Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari i ndeshjes kundër Lensit.
Kjo pasi ylli kosovar shënoi dy gola, për t’ia dhuruar fitoren Lille në derbin francez.
Zhegrova ka marrë notën 8.2 e cila ishte më e larta.
Lille fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Lensit, ku fillimisht Zhegrova shënoi në minutën e nëntë, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 60-të.
Kurse, golin e vetëm në ndeshje, Lensi e shënoi në minutën e 78-të por që nuk arriti të bënte më shumë.