Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të çerekfinales në Champions League.
Vëmendja kryesore do të jetë në Angli ku Manchester City do ta pres Real Madridin.
Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar me rezultat të barabartë 3-3, ndërsa City do të tentojë që të kalojë në gjysmëfinale për herë të dytë rresht.
Ekipi i Pep Guardiolas cilësohet favorit përballë ekipit më të trofeshëm në këtë garë.
Ndërsa, Bayerni në “Allianz Arena” do ta pres Arsenalin, i cili në fundjavë u mposht nga Aston Villa.
Edhe kjo ndeshje në “Emirates” kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa të dyja ekipet do të tentojnë që të kenë sukses të paktën në Champions League, pasi Bayerni edhe zyrtarisht nuk mund të shpallet kampion, e Arsenali gjendet dy pikë larg Cityt.