Thomas Tuchel ndihet mjaft i lumtur me kualifikimin e Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti bavarez e eliminoi në çerekfinale Arsenalin pasi e mposhti në shtëpi me rezultat 1:0 mbrëmë, ndërsa ndeshja e parë e zhvilluar në “Emirates Stadium” kishte përfunduar baras, 2:2.
“Është e jashtëzakonshme çdo herë që arrin në mesin e katër më të mirëve të Evropës. Ishte një kundërshtar i vështirë, por e merituam kualifikimin. Komplimente të mëdha skuadrës. Mazraoui e Guerriero janë të shkëlqyeshëm në nivelin teknik, kishin nevojë për këtë mirëkuptim dhe lidhshmëri në krahun e majtë, për faktin se ‘zinxhiri’ i djathtë i Arsenalit është vërtet i fortë”, deklaroi trajneri gjerman.
“Po e japim maksimumin dhe duam të japim gjithçka deri në fund. Jam i kënaqur me këtë arritje të madhe, ishim mjaft të mirë”, përfundoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat.
Në gjysmëfinale të Championsit, Bayerni do të luajë me Real Madridin, i cili në çerekfinalen tjetër e eliminoi Manchester Cityn.