Instituti GAP, ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”, me qartësi është prezentuar edhe një raport në lidhje me këtë çështje.
Aty u tha se Kosova është duke u përballur me shumë sfida sa i përket menaxhimit të financave publike si dhe për këto arsye është shumë e nevojshme që vendi ta ketë një Institucioni të Pavarur Fiskal, që do të rregullonte çështjet që do ti rregullonte çështjet e financave publike.
Blendi Hasaj, Drejtor Ekzekutiv në Institutin GAP ka thënë se në vend tek pjesa e financave publike në vijimësi vërehet se mungon një vlerësim i pavarur institucional dhe disa nismave qe prekin ndjeshëm pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit dhe menaxhimin me paranë publike.
Ai ka shtuar se është vërejtur se nga qeveria kemi një mos bashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumente tjera afatmesme strategjike që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik në vend.
“Në Kosovë tek pjesa e financave publike në vijimësi vërehet se mungon një vlerësim i pavarur institucional dhe disa nismave qe prekin ndjeshëm pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit dhe menaxhimin me paranë publike. Pra, është vërejtur se nga qeveria kemi një mos bashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumente tjera afatmesme strategjike që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik në vend, mirëpo gjithmonë ka munguar pastaj një reagim institucional qe e ve në pah këtë gjë. Ose kemi pas ndër vite disa tentime nga qeveritë dhe ministritë e ndryshme të cilat kanë përbë ndër vete vendime ad-hoc që kanë tronditur pjesën e financave publike, sikurse në vitin 2010 që ishte një rritje ad-hoc e pagave, dhe ka intepretime që është dashtë të merren me pjesën e menaxhimit me disa finance publike”, tha ai.