Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Lladoc të Podujevës.Jashar Mehanja, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.Viktima ishte 34 vjeçar.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladoc të komunës së Podujevës.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.Ajo gjithashtu tha se hetimet kanë nisur, teksa elementet sugjerojnë për vetëvrasje.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” shtoi Ahmeti