Tovërlani publikon listën me futbollistët e ftuar te Kosova U21 për kampin e radhës përgatitor

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për kampin e radhës përgatitor në Antalia.

Dardanët U21 do të qëndrojë tetë ditë në bregdetin turk nga 14 nëntori, e ku pritet t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore-stërvitore.

Erdin Dushi (Trepça ’89), Lulzim Peci (Trepça ’89), Oltion Bilalli (Gjilani), Veton Tusha (Ballkani) dhe Ardit Tahiri (Drita) janë futbollistët e ftuar nga Superliga e Kosovës, shkruan Gazeta Express.