Futbollistët e Real Madridit shpërblehen me nga një BMW

Yjet e Real Madridit janë shpërblyer me nga një veturë elektrike BMW, si pjesë e një marrëveshje sponsorizimi, mes klubit dhe kompanisë gjermane, shkroi “DailyMail” të martën.

Karim Benzema, Luka Modriq dhe Carlo Ancelotti, janë ndër ta që morën BMW-në iXS. Çmimi i kësaj veture nis nga 71 mijë funte dhe mund të shkojë deri në 109 mijë funte.

Futbollistët dhe ekipi mund të zgjedhin modelin dhe ngjyrën e veturës, ndërsa deri më tani, ata kanë vozitur Audi, gjatë partneritetit mes klubit dhe kompanisë.

Reali thuhet të ketë hequr dorë nga marrëveshja me Audi, që nisi në vitin 2003, pasi nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re.

Çfarë zgjodhën ata?

Carlo Ancelotti – i4 të kaltër, Karim Benzema – i4 të zezë, Luka Modric – iX të zezë, Toni Kroos – iX të zezë, Vinicius Jr – iX të zezë, Thibaut Courtois – i4 të zezë, Aurelien Tchouameni – i4 të kaltër, Marco Asensio – i4 të zezë, David Alaba – i4 të argjendtë, Eder Militao – i4 të zezë, Dani Carvajal – iX të zezë, Antonio Rudiger – iX të argjendtë, Ferland Mendy – i4 gri, Dani Ceballos – i4 në argjend dhe Rodrygo – iX të kaltër.