Horrori i frikshëm “Terrifier 2” arrin në Cineplexx me eventin Horror Night

Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën e horrorit Terrifier 2 ku biletat do të jenë me çmim special prej 3.00€.

Njëri nga palaçot më të frikshëm po rikthehet në ekranet e Cineplexx! Arti, palaçoja rikthehet në vazhdimin e shumëpritur të “Terrifier” të 2016-ës, duke bërë gjithçka që bën më së miri – tmerr! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku biletat do të jenë me çmim special 3.00€. Ky event do të mbahet në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00.

Sa i përket ngjarjes së filmit, Terrifier 2 do të fokusohet sërish në natën e Halloween-it, një vit pas ngjarjeve të filmit të parë. Pasi që ringjallet nga një entitet i keq, Arti kthehet në Miles County për të terrorizuar një vajzë adoleshente, Sienna, dhe vëllain e saj më të vogël në natën e Halloween.