Të shtëna me armë në fshatin Sfeçël

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e së dielës në fshatin Sfeçël në Podujevë, ku persona akoma të paidentifikuar kanë gjuajtur mbi 10 herë me armë automatike. Incidenti dyshohet se lidhet me disa probleme që viktimat dyshohet se kanë pasur në të të kaluarën, raporton Gazeta Sinjali.Dy të rinj kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe kanë raportuar se dikush ka gjuajtur me armë, duke trazuar fshatin.Posa njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 10 gëzoja të armës, që janë sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin – teksa janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë.Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit kanë gjuajtur me armë automatike dhe më pas kanë ikur në drjetim të panjohur.
Lidhur me rastin, dy viktimat – familjarë mes vete, kanë deklaruar se personat që kanë gjuajtur me armë dyshohet se janë të njëjtit me të cilët kanë pasur konflikte edhe më parë dhe që i kanë denoncuar në Polici.Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për t’i kapur të dyshuarit.