Përfaqësuesja e Kosovës U19, sot zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Elite Round për Kualifikimet për Euro 2024.
”Dardanët” e rinjë do të luajnë kundër kombëtares së Spanjës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”TŠC Trate Gornja Radgona”, në Slloveni, më fillim nga ora 16:00.
Djelmoshat kosoavr, të udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi, do të kërkojnë një tjetë rezultat pozitiv, pas fitores 1-0 ditë më parë ndaj Austrisë.
Kosova renditet e para në grup me tre pikë, Spanja dhe Sllovenia kanë nga një pikë, derisa Austria ka 0 pikë.
Ndeshjen e fundit, ”Dardanët” e luajnë kundër Sllovenisë, më 26 mars.