Në mënyrë indirekte, serbëve po u bëhet thirrje për bojkot të zgjedhjeve në veri

hefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se këto zgjedhje janë të destinuara për të dështuar.

Ai tha se ato janë “një përpjekje e re e Prishtinës për të pushtuar” veriun e Kosovës, “duke u fshehur pas një lloj procesi zgjedhor”.

“Kjo është edhe një dëshmi se Prishtina asnjëherë nuk ka dashur bashkëpunim institucional me serbët e Kosovës, por, përkundrazi, është munduar të zbatojë dhe rrumbullakojë idenë e saj për Shqipërinë e madhe dhe t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre shekullore”, tha Petkoviq, duke mos ofruar asnjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.

Njëjtë ka vepruar edhe Lista Serbe. Ata pos që kanë njoftuar se nuk marrin pjesë pjesë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 18 dhjetor në komunat veriore të Kosovës, gjithashtu kanë lënë të kuptohet se edhe serbëve po u bëhet presion për të mos dalë në zgjedhje.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook Lista Serbe.

“Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë”, thuhet në njoftim.