Stano: Jemi të gatshëm t’i presim Kurtin e Vuçiqin në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë që janë të gatshëm të presin në një takim në Bruksel, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë që BE-ja dje ka qenë shumë e qartë pas takimit të Këshillit të Ministrave, ku “ne presim të ketë progres në dialog dhe depërshkallëzim të situatës”.

“Ne jemi të gatshëm t’i mirëpresim të dy, kryeministrin Albin Kurti presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel për një takim të nivelit të lartë sa më shpejtë që ata do të jenë të gatshëm të tregojnë një sjellje evropiane në gjetjen e një zgjidhje evropiane për problemet mes tyre”, tha Stano.