Përpara se të lodheni duke dëgjuar për Wi-Fi 6 dhe 6E, TP-Link do të prezantojë një mori ruterash të rinj “të parët në botë” të cilët quhen Wi-Fi 7 bazuar në specifikimet e ardhshme IEEE.
Kompania po rinovon të gjithë linjën e saj të produkteve, duke përfshirë linjën kryesore të ruterit Archer, produktet e rrjetit shtëpiak Deco, madje edhe produktet e saj të biznesit.
Wi-Fi 7, i njohur teknikisht si 802.11BE, është pasardhësi i Wi-Fi 6 dhe 6E me përmirësime të dukshme si shpejtësi më të madhe dhe vonesë të reduktuar, dhe mund të mundësojë që një pajisje të lidhet me dy spektra në të njëjtën kohë (5Ghz dhe 6Ghz) duke përdorur Operacionin Multi-Link (MLO).
Ashtu si gjeneratat e mëparshme, ai do të mbështesë përputhshmërinë për pajisjet Wi-Fi 6, 5 dhe më të vjetra, por do t’ju duhet të blini pajisje të reja për të përfituar nga kanalet me kapacitet më të lartë 320 MHz të Wi-Fi 7 (Wi-Fi 6E mbështet kanalet aq të gjera si 160 MHz), raporton The Verge, përcjell Telegrafi.