BE-ja ka njoftuar për hetime ndaj disa prej kompanive më të mëdha teknologjike në botë për shkelje të mundshme të ligjeve.
Bëhet e ditur se për shkelje të mundshme të Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) po hetohen Meta, Apple dhe Alphabet që e zotëron Google.
Nëse zbulohet se kompanitë i kanë thyer rregullat, ato mund të përballen me gjoba të mëdha deri në 10 për qind të të hyrave vjetore të tyre, shkruan BBC.
Ky vendim vjen tre javë pasi BE-ja gjobiti Apple me 1.8 miliardë euro për shkeljen e ligjeve të konkurrencës mbi transmetimin e muzikës.
Por, një zëdhënës i Apple thotë se kompania do të angazhohet në mënyrë konstruktive me hetimin pasi janë të sigurt se plani i tyre përputhet me Aktin e Tregjeve Dixhitale dhe se nuk ka shkelje nga ana e tyre.