Reagimi i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për zhvillimet e mbrëmjes në kufirin polka ka qenë i hershëm por edhe i ashpër.
Ajo e fajësoi Rusinë për sulmin, dhe i kërkoi BE-së të merr masa për të mos lejuar një konflikt të ri në Evropë. Por reagimi i saj erdhi ende pa u konfirmuar zyrtarisht burimi i raketave, nëse janë ruse apo jo.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agon Maliqi e ka kritikuar këtë qasje të ministres.
“Kish qenë mirë ministrja Gërvalla nja dy herë me u mbush frymë e me numëru deri në 10 para se me shkrujt tweet-a impulsiv dhe të papjekur që e nxisin BE-në (pse BE-në e jo NATO-n?) për ta thelluar luftën me Rusinë, e që rrezikojnë me na kthy në objekt të përqeshjes” ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se “Ministrja nuk po komunikon as si Komisionere e BE-së, as si opinioniste, & as si shtetase e Gjermanisë, por si ministre e Jashtme e Kosovës – një vend që në situatë të tillë thjesht duhet ta dënojë sulmin, të shpreh solidaritet me Poloninë & të tregojë gatishmëri për ndihmë”