Tre persona janë lënduar sot si pasojë e një vetaksidenti të veturës zyrtare 4Z, që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, afër liqenit të Badocit.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.