Një 52-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme në Prizren, pasi ka goditur disa herë me thikë fqinjin e tij.
Policia njofton se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, pas një konflikti verbal mes viktimës dhe të dyshuarit.
Viktima B.V. 41 vjeçar në gjendje të rëndë është dërguar në Emergjencë në Prizren.
“Me datë 14.11.2022, rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet disa herë me thikë viktimën. Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë ne Prizren. Policia i është përgjigjet rastit dhe për veç mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes e kërkon edhe të dyshuarin, i cili ishte arratisë”.
“Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. I njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”. /Telegrafi/