Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka propozim të Bashkimit Evropian në lidhje me targat, por se janë duke diskutuar për elementet e daljes nga kriza.
Para gazetarëve, Bislimi tha se nuk ka dakordim dhe se duhet të rritet serioziteti.
I pyetur se çka pas të hënës, ditës kur do të hyjë në fuqi masa e gjobitjes për ata që kanë targa ilegale, Bislimi u përgjigj me ironi duke thënë “vjen e marta pas së hënës”.
“Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do te ndodh të hënën, jemi duke diskutuar”, është shprehur Bislimi.