Karim Benzema pritet t’i mungojë Kombëtares së Francës në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Francezi, i cili i mungoi Real Madridit në ndeshjet e fundit, ende nuk ka stërvitur me ekipin kombëtar – teksa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te fillimi i turneut, transmeton Gazeta Express.
Benzema ka stërvitur vetëm individualisht, duke u lënë jashtë aktiviteteve tjera me ekipin.
Dhe, sipas “GFFN”, 34-vjeçari duket se nuk ka gjasa të jetë gati për ndeshjen e parë të Francës, kundër Australisë, që do të zhvillohet më 22 nëntor.
Nëse sulmuesi e humbet përfundimisht këtë përballje, do t’i jepet gjithsej 9 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e datës 26 nëntorit, kundër Danimarkës.
Franca ndeshjen e fundit në grup e zhvillon më 30 nëntor, kundër Tunizisë. /Gazeta Express/