Ia shënoi dy gola Lensit, Zhegrova shpallet më i miri në fushë

Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari i ndeshjes kundër Lensit.

Kjo pasi ylli kosovar shënoi dy gola, për t’ia dhuruar fitoren Lille në derbin francez.

Zhegrova ka marrë notën 8.2 e cila ishte më e larta.

Lille fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Lensit, ku fillimisht Zhegrova shënoi në minutën e nëntë, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 60-të.

Kurse, golin e vetëm në ndeshje, Lensi e shënoi në minutën e 78-të por që nuk arriti të bënte më shumë.