Ushtaret e FSK-së kthehen nga një mision me rëndësi, Mehaj me fjalë të mëdha për to
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se ushtaret e FSK-së me sukses kanë përfunduar trajnimin tre mujor për Operacione Paqeruajtëse, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Mehaj ka theksuar se trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.