Arrestohet një person në Podujevë – kjo është arsyeja

Një person është arrestuar në Podujevë, ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet  për veprat penale “dhunim” dhe “shtrëngim”.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia s’e ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarit, e po ashtu nuk ka dhënë as detaje tjera.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.