Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për vitin 2022.
“Dardanët” do të takohen me Ishujt Faroe në miqësore, tri ditë pas miqësore me Armeninë, që u mbyll baras 2:2 – shkruan Gazeta Express.
dhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.
Në stërvitje e djeshme kanë qenë të gjithë futbollistët me përjashtim të Mirlind Dakut, i cili është larguar për arsye shëndetësore, derisa Ilir Krasniqi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër për shkak të një lëndimi
Alain Giresse në konferencën për media tha se edhe miqësorja kundër Ishujve Faroe do të jetë në shërbim të strategjisë për t’i dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.
“Pas ndeshjes me Armeninë, edhe kjo miqësore bën pjesë në strategjinë që t’i japim hapësirë lojtarëve të rinj dhe do të mundohemi që nesër të inkuadrojmë ata lojtarë që kanë pasur më pak hapësirë në ndeshjen e parë”, tha i.
“Luajmë gjithmonë për të fituar, por se a fitojmë a jo nuk mund të them tani, le të shohim nesër çfarë do të ndodhë. Sidoqoftë, ne gjithmonë përgatitemi për të fituar”, shtoi përzgjedhësi i Kosovës.
Në pyetjen se cilët lojtarë të rinj mund të jenë në grumbullimin e ardhshëm, Giresse ka thënë se tani nuk mund të bëjë një bilanc, përderisa nuk janë zhvilluar dy ndeshjet miqësore.
“Presim që të zhvillohet edhe ndeshja e nesërme dhe pastaj do të bëjmë një bilanc për lojtarët dhe cilët prej tyre mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen”, ka nënvizuar Giresse. /Gazeta Express/