Babai i kthyer nga Anglia, djali futbollist! Si u përpinë nga uji në Shkodër, vajza shkoi të merrte kavon

Babë e bir humbën jetën ditën e djeshme pasi makina e tyre u mor përpara nga rrjedha e një përroi në Malësi të Madhe, si pasojë e reshjee të dendura të shiut.

Detaje të reja janë zbardhur nga Abc lidhur me 50-vjeçarin, Pjetër Rushaj, i cili ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin.

Ditën e djeshme, Rushaj ka qenë me Benzin e tij duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bogë të Malësisë së Madhe së bashku me djalin 14-vjeçar dhe vajzën e mitur. Situata e reshjeve e ka shtyrë 50-vjeçarin, i cili kishte lënë Angli për të investuar në Shqipëri, të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, të shikonte nëse kishte dëmtime në banesa.

Ai kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e tij.

Në zonën e njohur si “Grykë Lugje” ishte tentuar të kalonte lumin, pasi në atë vend nuk ka urë, por qytetarët kalojnë përmes lumit. Ujërat e rrëmbyer të lumit nuk e kanë lejuar të vazhdojë duke i ndaluar makinën Benz.

Ai së bashku me djalin dhe vajzën kanë dalë nga mjeti, ndërsa vajzës i kishte thënë të shkonte në fshatin më të afërt të merrte kavo për të nxjerrë makinën.

Një valë e fuqishme e “Përroit të Thatë” ka rrëmbyer djalin e tij 14-vjeç, ndërsa Pjetër Rushaj është sulur që ta shpëtojë të birin. Asnjëri prej tyre nuk arrit që të dilte nga uji.

Gjetja e trupave është bërë e mundur ditën e sotme pas 16 orësh kërkime, rreth 300 metra më poshtë makinës.

Jason Rushaj, 14- vjeçari i cili humbi jetëm ishte një djalosh plot ëndrra, ku ishte pjesë e ekipit të futbollit të Akademsië së Futbollit Djelmnia Shkodrane.

Ndërkohë ai është futur të shpëtojë të birin pasi lumi po e rrëmbente, por për fatin e keq kanë mbetur të vdekur të dy duke u mbytur.