I përhumbur duke luajtur shah, Vuçiq publikon fotografi gjatë pauzës së bisedimeve në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram teksa negociatat janë duke vazhduar në Bruksel.

“Derisa presim përfundimin e dypalëshit Prishtinë-Bruksel”, ka shkruar Vuçiq në përshkrimin e fotografisë në të cilën shihet duke luajtur shah.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë dje gjatë një paraqitje të ftuar në TV PRVA se nëse nesër nuk arrihet një marrëveshje, mund të lindë “ferri në fushë”.

“Sepse Policia Speciale e Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës. Serbia do të jetë me popullin e saj. Serbët do t’i ruajnë vatrat e tyre”, ka thënë Vuçiq dhe i pyetur nëse kjo do të thotë se mund të ketë luftë, ai është përgjigjur:

“Shpresoj që të mos ndodhë, por nuk varet më nga ne”. “Ne bëmë gjithçka për ta shmangur këtë”, tha ai.