Kjo zonë e Prishtinës nesër s’do të ketë ujë nga ora 13:00-16:00

Ujësjellësi “Prishtina”, njofton konsumatorët e kompleksit banesor “Standard” në rrugën “Brahim Ademi” në lagjen Bregu i Diellit se gjatë ditës së nesërme 22 nëntor duke filluar nga ora 13:00-16:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht vendosja e ujëmatësit zonal që ka për qëllim parandalimin/ reduktimin e humbjeve të ujit.