Nëse e njihni këtë person, lajmërojeni t’i marr paratë e humbura sot në Prishtinë

Një personi të moshuar i kanë rënë nga xhepi paratë mesditën e sotme në Prishtinë. Personi që ka gjetur të hollat e tij ka njoftuar rastin në redaksinë e Indeksonline.

Thirrjet e qytetarit shembullor është që kushdo që e njeh personin në fjalë të njoftoj se paratë e tij ndodhen tek ai.

Ngjarja ka ndodhur afër kinemasë ABC në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Numri kontaktues i personit që ka gjetur paratë është 045-647-948./Indeksonline/