Horoskopi Ditor

E Martë 22 Nëntor 2022

Dashi – Ndërveprimet me të tjerët do të jenë të shumta dhe interesante, Afërdita dhe Dielli lëvizin në sektorin e sekreteve dhe është momenti për të parë ndjenjat më të thella. Pasionet dhe dëshirat mund të ngrihen në sipërfaqe duke kërkuar kënaqësi. Çështjet financiare dhe marrëdhëniet e afërta tregojnë premisa të mëdha, por mund të duhen ndryshime të mëdha nëse dëshiron të lulëzosh.

Demi – Marrëdhëniet duket se po ecin përpara dhe kjo mund të inkurajojë për të folur me të tjerët,  të eksplorosh miqësi të reja dhe ndoshta të marrësh në konsideratë një lidhje. Teksa Afërdita dhe Marsi hyjnë në Akrep, do të kesh mundësinë të shndërrosh një marrëdhënie duke filluar sërish ose duke e përmirësuar.

Binjakët – Marsi po shkon drejt  Neptunin në sektorin e qëllimeve  dhe ambicieve tuaja, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për ju, por nëse paratë janë të përfshira qartësia duhet jetë maksimale. E ndërsa rutina është thelbësore në jetën tuaj, javët e ardhshme do të jenë perfekte për të hequr dorë nga gjërat që nuk po funksionojnë.

Gaforrja – Lërini kohët e mira të rrjedhin pasi një fokus i ri ju inkurajon sot të bëni gjërat që ju pëlqejnë. Kjo mund të jetë terapeutike dhe gjallëruese në shumë mënyra. Duke qenë se Venusi dhe Dielli po udhëtojnë drejt Akrepit kreativiteti dhe romanca mund të jenë të larta në listën tuaj të prioriteteve,.

Luani – Venusi dhe Dielli janë në zonën tuaj të shtëpisë. Javët e ardhshme mund të premtojnë kohë pushimi dhe rikuperimi. Do të jeni shumë të ngarkuar, por nëse merrni kohë për t’u kujdeësur për veten, do të ndiheni shumë më mirë. Prenotoni ndonjë masazh, sigurohuni të ushqeheni si duhet dhe flini gjumë mjaftueshëm.

Virgjëresha – Kurse interesante, libra të rinj ose çdo gjë që ju mundëson të informoheni më shumë, mund të jenë duke ju thirrur. Ajo që dini mund të jetë çelësi për të zbuluar mundësi të reja. Nëse jeni student, kjo mund të jetë një kohë intensive për të studiuar. Javët e ardhshme janë gjithashtu të shkëlqyera për rrjetëzim. Do të tërhiqeni nga ata që zotërojnë ndikim dhe fuqi.

Peshorja – Do të vini në qendër të vëmendjes aftësitë tuaja, veçanërisht ato të cilat ju rrisin të ardhurat. Nëse keni një talent të papërdorur më parë, shfrytëzimi maksimal i tij mund të jetë shpërblyes. E nëse keni diçka për të shitur, kujtohuni se ajo mund të vlejë më shumë nga ç’mendoni.

Akrepi – Afërdita dhe Dielli do të hyjnë në shenjën tuaj për një qëndrim 4-javor duke e rritur pa fund popullaritetin tuaj. Cilësitë tuaja tërheqëse do të jenë në plan të parë, kështu që nëse doni t’i bëni përshtypje dikujt koha e duhur është tani. Jeta juaj romantike mund të bëhet më pasionante.

Shigjetari– Edhe pse mund të dukeni të shqetësuar nga ngjarjet që ndodhin rreth jush, ndikimet e ndjeshme lënë të kuptohet se ato kanë një ndikim. Lëvizja e Venusit dhe Diellit në një sektor të izoluar, sugjeron që do të ndiheshit më të lumtur duke e nxjerrë “heshtjen”nga sistemi juaj. Diskutimet e hapura mund të qetësojnë situatat .

Bricjapi- Edhe pse mund të ndiheni të emocionuar dhe të etur për të marrë përgjegjësi të reja, vorbulla sociale mund të jetë një tundim i madh. Shumë gjëra mund të ndodhin duke filluar nga sot dhe do t’ju duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me atë me çfarë të përzgjidhni dhe se çfarë të injoroni. Një ftesë mund të duket shumë e mirë për t’u kaluar. Nëse i thoni po kësaj, mund të magjepseni nga ajo që do të ndodhë më pas.

Ujori– Dëshira për të realizuar një ëndërr mund të rritet. Mos bëj pas! Jini të hapur për të treguar aftësitë tuaja, pasi ato mund të kërkohen. Është një kohë e mirë për t’u regjistruar për një promovim dhe për të treguar cilësitë tuaja mbresëlënëse të lidershipit. Do të viheni re më shumë se zakonisht, kështu që nëse doni të përmirësoni praninë tuaj në mediat sociale, bëjeni tani.

Peshqit– Afërdita dhe Dielli hyjnë në sektorin tuaj të udhëtimit dhe eksplorimit, duke ju inkurajuar të kërkoni mundësi të reja. Këtu mund të përfshihet udhëtimi, studimi, ose puna jashtë vendit.  Nëse keni një shans për t’u larguar, mund të jetë shumë mirë për ju. Relaksimi në një vend me bukuri natyrore mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet./tvklan.al